Ndërmarrja Publike Lokale ”Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё
Në bazë të dispozitave të nenit 16 paragrafi 2, neni 21 të Ligjit nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 31/2008), respektivisht Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 13/30 maj 2012), dhe nenit 14 të Statutit të N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. në Pejë (miratuar në Asamblenë Komunale mё datё 07 prill 2015, nr. 752-7477), Bordi i Drejtorëve tё N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. në Pejë, në mbledhjen nr.46 të mbajtur më 22 nëntor 2016, mori vendim për të shpallur këtë:
KONKURS
l. Titulli i pozitës: Zyrtar Kryesor Financiar dhe të Thesarit
Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit, do të menaxhojë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e Bordit të Drejtorëve dhe Kryeshefit Ekzekutiv çështjet financiare të Ndёrmarrjes.
Përgjegjësitë kryesore janë:
- Të përgadis llogaritë e kompanisë të azhurnuara me kohë dhe saktësi;
- Të bëjë kontrollin e brendshëm financiar duke përfshirë pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
- Të monitoroj llogaritë e pagueshme-arkëtueshme;
- Të koordinoj pagesën e faturave dhe blerjeve;
- Të rishikojë shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmërinë me politikat e
- Ndёrmarrjes dhe buxhetin para pagesës së tyre;
- Të përgatisë të dhënat e ndёrmarrjes për auditim në fund te vitit;
- Të përgatisë buxhetin dhe ti ofroj për aprovim Bordit të Drejtorëve të Ndёrmarrjes;
- Të ketë vendosmëri, shkathtësi dhe të jetë në gjendje të punojë në punë ekipore;
- Të kryejë ҫfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Bordi i Drejtorëve dhe Kryeshefi Ekzekutiv.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë universitare nga fusha e ekonomisë;
- Tri (3) vite përvojë profesionale në fushën e financave dhe kontabilitetit.
ll. Titulli i pozitës: Zyrtar i Auditimit tё Brendshёm
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Komisionit të Auditimit dhe duke i raportuar ekskluzivisht atij, Zyrtari i Auditimit të Brendshëm të Ndërmarrjes do të jetë përgjegjës për:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Komisionit të Auditimit dhe duke i raportuar ekskluzivisht atij, Zyrtari i Auditimit të Brendshëm të Ndërmarrjes do të jetë përgjegjës për:
- Udhëheqjen, menaxhimin dhe organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit;
- Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm;
- Përpilimin e procedurave tё auditimit, gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e NP-sё, komform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të NP-sё, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
- Auditimi i planeve investive dhe financiare të NP-sё,planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
- Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
- Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të NP-sё si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit;
- Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin nga NP-ja, të gjitha Ligjeve të aplikueshme në Republikёn e Kosovës gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe ti siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
- Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qёllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i NP-sё, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe me Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten nё mënyrë të rregullt;
- Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
- Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komiteti i Auditimit;
- Përmbushё çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komisionit të Auditimit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë universitare;
- Të ketë njohuri nga lemia e financave, kontabilitetit dhe sistemit tё kontrollave tё brendshme;
- Të posedoj aftësi analitike dhe vemendje pёr detaje, analizё tё risqeve;
- Tё ketё aftesi menaxhuese dhe organizative;
- Të jetë i certifikuar nё auditim.
KUALIFIKIMI DHE PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E ZYRTARËVE TË LARTË
- Ti plotësojë kushtet e kualifikimit sipas Nenit 17.1;
- Ti plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2, pikat (d), (f), (j), (k) dhe (l);
- Ta kenë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë;
- Nuk janë, ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës tridhjetë e gjashtë (36) muaj para datës së aplikimit nuk kanë qenë Drejtorë të Bordit të ndёrmarrjes gjegjëse.
Kompenzimi i i Zyrtarëve të NPL “Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё:
Kompenzimi do të bëhet në bazë të nenit 22 të Ligjit për Ndërmarrje Publike.
Informatë e përgjithshme për kandidatët lidhur me procedurat e konkurimit
Kandidati/ja duhet të jetë para se gjithash shtetas/e i/e Republikës së Kosovës, të ketë reputacion pozitiv profesional dhe integritet moral si dhe të mos ketë qenë i/e dënuar për vepra penale, me përjashtim të kundërvajtjeve. Kërkohen aftësi të shkëlqyera ndër personale. Aftësi të shkëlqyera me gojë dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe/ose serbe; Aftësi pune në programin e pakos së Ms Office, përdorimi i internetit dhe postës elektronike i dëshirueshëm.
Kandidatët për pozitat e lartrëcekura, kёrkesёs për aplikim duhet ti bashkëngjiten dokumentet e nevojshme për konkurrim, siç janë:

- CV-në;
- Letër motivimin;
- Deklaratën nën betim (formular, i cili plotësohet në momentin e dorëzimit të
dokumentacionit); - Dokumentacionet e parapara në kushtet e punësimit (dëshmitë e kualifikimit profesional, kopja e diplomës për shkollën e kryer, specializimet e ndryshme profesionale, certifikata e përvojës së punës, certifikata të tjera mbi trajnime, dy rekomandime etj);
- Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) mbi pagesen e kontributëve pensionale;
- Certifikatën (dëshminë) që dëshmon se nuk është nën hetime;
- Shtetas i Kosovës (kopje të pasaportës ose të letërnjoftimit).
Aplikuesi duhet të përgatisë deklaratën nën betim, në të cilin deklaron se ai/ajo i përmbush kushtet e kualifikimit; pavarësinë dhe përgatitjen profesionale. Çdo përgënjeshtrim material, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim material nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër përmendur, do të rezultojë me diskualifikimin e menjëhershëm.
Konkursi është i hapur 30 ditë nga dita e publikimit nga data 05.12.2016 dhe mbyllet me 03.01.2017 që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit. Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrin brenda 4 ditësh, aplikacionet që arrin pas këtij afati dhe ato të pakompletuara nuk do të mirren në shqyrtim. Do të kontaktohen vetëm kandidatet e përzgjedhur për listën e ngushtë. Fotokopjet e dokumenteve të bashkangjitura, kandidatët nuk kanë të drejtë ti tërheqin prapa. Dokumentacionet duhet të jenë në pliko (zarf) të mbyllur dhe të dorëzohen në zyret e N.P.L. “Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejё, Rr. Adem Jashari, p.n.
Në rast të ndonjё pyetje apo paqartësi mund të kontaktoni në nr.tel.: 039 434164.
Pejë, me datё 05 dhjetor 2016
Bordi i Drejtorëve
N.P.L.”Stacioni i Autobusave” Sh.A. nё Pejë