Breaking News

Monday, December 26, 2016

Udhëheqës i Kompanisë (Menaxher)

Mega Auto Parts


SHPALL KONKURS

Titulli i vendit të punës: Udhëheqës i Kompanisë (Menaxher)
Për degën që do të hapet në Prishtinë (Kosovë)

Përshkrimi i kompanisë:

Kompania funksionon që nga viti 1992 në Maqedoni dhe merret me importin dhe distribuimin e auto pjesëve.

Roli i Udhëheqësit të Kompanisë:

• Të udhëheq Kompaninë në mënyrë profesionale;
• Të komunikon rregullisht me të punësuarit dhe me klientët;
• Të përcjellë punën materiale dhe financiare të kompanisë;
• Identifikon rregullisht klientët e ri potencial;
• Siguron që pagesat e klientëve të bëhen me kohë;
• Sistemon të gjithë dokumentacionin dhe kontaktin përkatës nga tregu;
• Punon ngusht me të punësuarit rreth nevojave të shitjes.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Të ketë të kryer studimet Universitare, përparësi kanë fakultetet: Informatikë, Elektro dhe Maqineri;
• Gjuhën angleze dhe punën me kompjuter;
• Njohuri të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë;
• Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi, si dhe aftësi të mira për prezantim;
• Kapacitet dhe dëshirë për të mësuar industrinë dhe teknikat e shitjes;
• Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
• Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet; 
• Të jetë i/e gatshëm/e të punoj në grup; 
• Të jetë i/e aftë të raportoj në kohë dhe me efiçencë në lidhje me detyrat e ngarkuara.
• Të posedoj patent shofer;
• Përvoja e punës në pozita të ngjajshme ka përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
Dëshmi për përvojën e punës;
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se datë 06.01.2017.

Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre, në e-mail adresën: megaauto@t.mk    
Në titullin e E-mail-it të shkruhet pozita për të cilën konkuroni.

Informacion plotësues: CV-ja duhet të përmbaj një foto të kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Designed By Published.. Blogger Templates