Korporata Buçaj është në kërkim të njerëzve të ri, entuziastë dhe të motivuar për të punuar në pozitën:
Shitës Ambulant
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej katër hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut - sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit, 3) prezantimin e shitjes - analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen,4) merchendasing - pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, dhe 5) Raportimin;
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të konkurrojnë duke dërguar aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Dhjetor 2016 deri më datë 31 Dhjetor 2016.
Gjithashtu aplikacioni mund të dorëzohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj, në adresën Magjistralja
Prishtinë – Shkup km-10 pn., 14000, Lipjan.