Breaking News

Monday, December 26, 2016

Kryeshef ekzekutiv ne Agjencinë për Barazi Gjinore – në kuadër të Zyrës së Kryeministrit

K O N K U R S

Ministria e Administratës Publike, në bazë të Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-149 për
Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Nenit 8 të Rregullores Nr. 06/2010 për
Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së
Kosovës rishpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës:

I. Kryeshef ekzekutiv në:
- Agjencinë për Barazi Gjinore – në kuadër të Zyrës së Kryeministrit (1).
Paga mujore: 1.126.13 € bruto

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Siguron këshilla të politikave për Kryeministrin; siguron që vendimet e politikave
dhe masat tjera të Agjencisë të zbatohen në mënyrë efikase dhe efektive, siguron
që masat zbatuese të Agjencisë të monitorohen rregullisht dhe që të merren masa
korrigjuese në rast të pengesave, menaxhon nëpunësit civil dhe punonjësit tjerë të
Agjencisë, menaxhon financat dhe burimet e tjera të Agjencisë, menaxhon rrjedhën
e informacionit në Agjencisë, koordinon raportet e Agjencisë me organet e tjera
vartëse administrative, etj.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:
- Në Shërbimin Civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës
të moshës madhore, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, janë në posedim të
të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë
profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e
funksioneve administrative dhe të cilët kanë aftësi fizike, që kërkohen për pozitën
përkatëse.

Procedurat e konkurrimit:
-Procedura e konkurrimit për Kryeshef Ekzekutiv është e hapur dhe zgjidhet nga
nëpunësit civilë të klasifikuar në pozita të larta drejtuese dhe pozita drejtuese ose
në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike ose në
kompanitë publike dhe private, të cilët janë kandidatë për pozitën përkatëse.

Shkollimi i kërkuar:
-Diplomë universitare (minimum 4 vjeçare pas shkollës së mesme) apo të avancuar
në fushat që ndërlidhen me punën e Agjencisë përkatëse.

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:
-Duhet të kenë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të
institucionit, aftësi të larta organizative dhe drejtuese, aftësi të shkëlqyeshme të
komunikimit dhe negocimit, aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes dhe
ofrimin e opsioneve, njohuri bazike në programet e kompjuterit, së paku 8 vjet
përvojë pune profesionale përfshirë së paku 5 vjet në nivelin drejtues dhe në
fusha që ndërlidhen me punën e Agjencisë, njohja e gjuhëve të huaja është e
dëshiruar.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
-Përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për
Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Rregulloren Nr. 06/2010 për
Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të
Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit
në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:
-Mandati për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është 3 vjeçar.

Data e mbylljes së konkursit:
-Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:
-Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Zyra e
Personelit, dhoma nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose
nëpërmjet adresës elektronike në linkun: http://map.rks-gov.net . Aplikacionit i
bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në
universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës,
dëshminë për përvojën, dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër
penale dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e
punës.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit
e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe
femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.
Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e
pakompletuara do të refuzohen.

-Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e
përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të
përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet
origjinale.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni znj. Sala Shala në tel: 038-20030620, prej orës 8:00 – 16:00.

Designed By Published.. Blogger Templates